Prandverë me Kângë – nga Albana Fani

Time posted: Thursday, April 14th, 2016 1:27 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Albana Fani

Albana Fani

Me daten 8-te dhe 9-te Prill 2016 në Shkodër u ndoq nga 752 spektatorë koncerti “Prandverë me Kângë”. Ky koncert ishte konceptue si nji festë prandvere, ku artistët, Shkodren e bane nuse e i kënduen s’bashku. Teatri Migjeni ishte ajo “Shtepia” që oborrin e saj e kishte mbushë me spektatorë, e skenën e kishte kthye në nji “çardak” me plot 33 kângetare e instrumentistë. Të gjithë bashkë artistë e spektatorë kenduen “ Mirmbrama Shkodra Jonë” , tuj hapë tashma festën “Prandverë me Kângë” zyrtarisht! Zanet ma të ri të Shkoder loces ishin ato që mbushen skenën, e pikërisht ato që dinë me mbajte emnin e Shkodres e artit të saj shumë nalt! Ato u ngjiten në skenë jo vetem si pjesmarrës të rradhës në këte koncert, por edhe si fitues të dy çmimeve të para në konkursin mbarë kombetare të zhvidhuem në Elbasan për Kângën Popullore Qytetare. Kënduen me radhë e tuj shoqnue shoqi-shojn Leonora Luca, Ilsi Ademi,Leonard Guga, Xhuliana Pjetraj,Anisa Smajlaj, Blerta Cina, Adelina Correj, Ademir Fresku, Laorjan Enjlli. Mapas skena e atmosfera u ndez edhe ma shumë prej bylbylave të mirënjohun si Bujar Qamili Mjeshtër i Madh, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Mukades Çanga , Eduard Jubani,Adnan Bala, Hajroja Pepa, Orjeta Kelaj, Luigj Aliaj. Emocione, mall, respekt, duartrokitje e sy me lot, percollën momentin e kujtimit të të madhit Bik Ndoja. Edhe njihere kumboi i bukur e i ambël zani i tij e jarja e artë që aq bukur i rrinte pershtat! Njashtu si e ka emnin e talentuemjaRezarta Smaja rrezatoi,si kângetare por edhe si prezantuese e këtij koncerti! S’kam se si e mbylli këtu pa permend orkestrën profesioniste të Teatrit Migjeni. Gjithmone të mrekullueshëm në sjelljen dhe interpretimin e artit të mirfilltë. Namik Jahja, Fatmir Mesi, Anton Kaftalli Valbona Bushati,BledDoci, e Dritan Mlika. Në qendrën e kësaj feste me fizarmoniken e tij të dashtun, si dhe me barrën ma të madhe të të gjithë koncertit mbi supe, ishte dhe maestro Ilir Zoga. Por si gjithmonë, ai ashtu i pafjalë e punë shumë doli faqebardhë, falë perzgjedhjeve që kishte ba ndêr kânge, organizimit si dhe drejtimit dinjitoz të kesaj feste mbresëlanëse! “Prandverë me Kângë ” ishte nji dhuratë, buzëqeshje e kënaqësi ma shumë për Shkodrën tonë e për të gjithë ato shkodranë që e shijuen live. Kjo, falë të gjithë artistave të atyne dy netëve, si dhe tre Shkodraneve të mira e artëdashëse, si dhe kontributit të tyne suportiv moral dhe monetar. Falenderimet i takojne Z. Voltana Ademi Kryetare e Bashkisê Shkoder, Z.Diela Anna Preka dhe Anna tours Interlanes,që ishte edhe sponsor gjeneral i koncertit, si dhe Rita Gjeka Drejtoreshë e Teatrit Migjeni. Falenderimet shkojnë edhe për Piano Event System, si dhe per te gjithë ata punonjës të Teatrit Migjeni që punojnë sa shumë, diku atje neper xhepa skene, pa u pa, por tuj ba sa shumë që çdo gja me shkue mire e bukur! Vlen me u përmende fakti që maestro Ilir Zoga me artistë të shumtë rrethue do sjelli nji natë ndryshe për ju artëdashes me 5 Maj 2016. Në kujtim të Z. Pjerin Ashiku dhe krijimtarisë së tij, do shijoni diçka ma shumë se serenaten Lulja e Majit!

Në Shkoder ka ardhë Prandverë e bukur këte vit…..shijojeni!

Albana Fani – Prill 2016

12957553_10205957531273185_8428665999007528409_o 12970853_10205957532673220_386152071695696302_o 12976778_10205957530393163_6111848149078865697_o 12993463_10205957533593243_8342143778934705507_n12980450_10205967276516810_1923603892_n12992971_10205967277516835_192025478_n13009954_10205967277116825_1598001603_o12920862_10205967302437458_1757109676_n12986333_10205967302157451_1851726997_o12992294_10205967302557461_247038153_n12992311_10205967302397457_336509073_n13020233_10205967302197452_520219924_n

Sot edhe në gazeten Koha Jonë

13016823_10208898039839218_346668469_o