Njihuni me Bora Dokle

Time posted: Tuesday, October 7th, 2014 7:17 pm

Share on Facebook93Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Bora Dokle

Bora Dokle

Bora Dokle (Bora D), vjen nga një familje artistësh të mirënjohur shqiptarë, me babain nga Kukësi ku edhe ajo ka lindur, Nënën nga Vlora, ndërsa vetë është rritur në Shkodër ku dhe u formua muzikalisht.
Sot ndërton gjithashtu një familje artistësh, në Sofie të Bullgarisë. Ajo ka jetuar dhe debutuar në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Poloni, Londër dhe Nju Jork, duke ndjekur natyrshëm muzikën, e duke u udhëzuar prej saj.

“Muzika është frymëmarrja ime, çka unë ushqej dhe kultivoj”, – thotë ajo.

Bora D, ka studiuar për violinë që në moshën 5-vjecare në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër e më pas të lartën në Sofie të Bullgarisë, po për violinë. Pas diplomimit ajo u bë vokalistja e një grupi pop në Sofje dhe debutoi në të me shumë sukses për 6 vjet. Pas kësaj vendosi të provojë karierën e saj solo duke eksperimentuar stile të ndryshme ku ndërkohë shijoji mundësinë për të punuar me muzikantë të ndryshëm të shquar. Ajo ka marrë pjesë në projekte Tribut të këngëtarëve si; Erykah Badu, Missy Elliot, Kelis dhe Twiter. Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka punuar ngushtë me bashkshortin e saj, gjithashtu muzikant, me projektin e tyre Duo “Dokle & Greesh” si këngëtare, producentë dhe kompozitorë .

Tashmë një artiste e konfirmuar, Bora D përparon drejt sfidave të së ardhmes për të perfeksionuar mjeshtërinë e saj të të kënduarit, për një publik më të gjerë.