Promovimi i librit “Stinet e Mia” nga Mimi Tivari Kaduku

Time posted: Monday, September 8th, 2014 4:31 pm

Share on Facebook10Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Promovimi i librit "Stinet e Mia" , Shkoder, Gusht 2014 by Mimi Tivari Kaduku

Promovimi i librit “Stinet e Mia” nga Mimi Tivari Kaduku, redaktuar nga Ndue Lazri, me kopertinë të Zef Nacaj, shtypur nga shtëpia botuese Ada në Tiranë me z. Roland Lushi. Promovimi i këtij libri u zhvillue tek Vila Nova, Shkodër, me datën 8 Gusht 2014. 

Ja cfarë shkruan Merita Berdica për Mikeshën e saj Mimi Tivari Kaduku dhe promovimin e librit “Stinet e Mia”… “Shkodra ashtë takim. Po, po, me te vertet, Shkodra ashtë takim, takim gotash, e miqve të vjetër, të rinjë , rrahje zemrash, perqafime të sinqerta, emocinesh pafund, mik’pritjesh, që të bajnë me u ul kamb’kryq dhe me kendue pa u ndal, pa u lodhë deri sa , nadja kapercen ndejshem e but’sisht lindjen e diellit. Këtë gja, të gjithë sëbashku e perjetuem në mujin gusht, afër kesaj sofre të rrumbullakët, ku vetem Shkodra din’ me ta afrue, duke të mbeshtjelle me ajrin dhe flladin e liqenit, i cili e bani xheloz Taraboshin, se si na kqyrte Rozafa. Promovimi i mikes teme, Mimi Tivari Kaduku “Stinet e mia”, qe një nate e tille. Një natë e bekueme për të gjithë, Ne, që jemi larg dhe për të gjithë ata, që rendin ne kalldremet e rrugicave, cdo dite. Nëpërmjet ideatorit, artistit Astrit Fani , ndihmës ideatores Merita Kazazi, oborri Shkodranë zhurmoi fuqishëm me trillet tone vajznore, pas një takimi 27 vjetësh, si dhe miqve, të cilët rrefyen aq bukur me shpirt’bardhësinë e pranisë në këtë eviniment. Mbramja mori edhe një emërim të spikatun, si vetë surprizat që i mbartë Shkodra : Kanga jone. Me poezinë e Mimit,”Drenushëza e ime”, kënduar nga Albana Fani-Rrashi dhe kompozuar nga Ilir Zoga i dha mbramjes nje shkëlqim, ku zani i Shkodres u degjua diku tek.: – Kështu bahem ma shumë hyjneshë ! Mimi, ka një stil të vecantë në pendë. Ashtë poetesha e luleve, e stinëve, e oborreve, zogjëve. Po ta lexosh librin e Mimit , do ta gjesh vedin dashje pa dashje në një lendinë të madhe, ku te duket vedi, si nje vajzë e veshun me një kotull basmet me lule e lule të ndryshme, me gërsheta të lidhuna në fund nga fjongjet me shum’llojshmëri ngjyrash, e cila ka thur në krye një kunorë me luledele. Atë natë të gjithë kemi marrë me vedi buçetën ma të bukur, kenaqesinë Mim, te urojmë te gjithë suksese të metejshme !

222

 

“Drenusheza e Ime”


“Ka lind nje xhixhe tash e therasin Mimi”

https://www.dropbox.com/s/v678hdd0dul6cwo/Albana.mp4

Foto Galeria