Revista PerShkodren

Time posted: Wednesday, December 30th, 2015 12:35 am

Share on Facebook315Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

2015

Prezantojmë sot para jush, edicionin e 2-të të Revistës Dixhitale “PerShkodren”. Ksaj rradhe ndër faqet e revistës gjen rrugën me u shfaqe meritueshëm, talenti i artistes së arteve pamore, Ulisa Dekaj. Prej 10 muejsh, ndërsa e angazhueme në suksesin e saj profesional në Toronto të Kanadasë, ajo ka bashkëpunue ngusht me Stafin PerShkodren dhe ka drejtue me përkushtim krijimin grafik të kësaj Reviste vjetore përmbledhese, për me e prue në nji standart dhe koncept krejt të fresket, bashkë-kohor. Të falenderojmë, Ulisa.

2014

Kjo reviste dixhitale asht nji punë disa-mujore e cila prezantohet para jush si nji version i dyte, qe sigurisht ka me ardhë tue u përmirësue. Në të ardhmen shpresojmë me e përsosë gjithnji e ma shumë, tue shtue artikuj e informacione të larmishme, si nga ne, ashtu edhe nga ju.


Mbas nji pune t’përkushtueme, Stafi PerShkodren vjen me versionin e dytë të përditësuem të revistës dixhitale PerShkodren. Versioni i parë i shpallun me datën 25 dhjetor 2014, vinte me disa mungensa të cilat shpresojme ti kena riparue në këtë version të dytë. Ju faleminders që na besoni dhe bashkepunoni me ne përdite. Hap mbas hapit PerShkodren.