Rrefim nga Albana Fani Rrashi

Time posted: Tuesday, December 2nd, 2014 3:04 pm

Share on Facebook74Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Albana Fani Rrashi

Albana Fani Rrashi

Sot po kam qejf me nda me jue  do emna, prej atyne qe kane dhane shume, por s’ma merr mendja se asht ba fort per to. Do persona qe e meritojne me gojen plot me u thirre Shkodrane, bile prej atyne 18 karatsh. Per do edukator qe kane dhane me mish e shpirt, pa hile, e  qe kane lane gjurme, e kane dhane shume ne formimin e atyne personave qe ne jena sot.
Me thojne gjithmone se si  femije i vogel pa fillue me fole mire, kam kendue, biles kam vu vedin ne gjume me kange te shpikun vete……Ndoshta kam le me kangen, e nuk jam aspak pendue.

E rritun ne nji familje ku s’kishte rast familjar, dasem, fejese, apo thjeshte nji e mbledhun per qejf ku mos t’u kendonte kanga Shkodrane, une s’kisha prej kah me i ik faktit, por me e adhurue kete mrekulli e me andrrue me u ba nji dite kangetare e muzikes popullore.
Mbaj mend, kam kene vec kater vjece, kur hypja maje nji pupeje te vogel me mberrite pasqyren, e kendoja “Qingji i Vogel” apo “Doli Hana prapa Malit”.

I pari qe ka deklarue se une kam vesh per muzike e kam nji te ardhme me fushen e muzikes, ndofta edhe si kangetare ka kene i madhi professor Gjon Kapedani.
Ai, sa here kalonte poshte dritoreve tona, me ndigjonte, dhe nguli  kambe me me dhane do mesime muzike po ashtu edhe me me inkurajue me shkue ne shkollen e muzikes.
Nuk do ta harroj kurre, buzeqeshjen e tij, durimin e tij me mue, pa harrue me permend taktin e tij me mue, qe jo pak here kam hjedhe vickla se kam kene edhe femije kryeforte.
Fale professor Gjonit, meqenese prinderit nuk e pane te mundeshme shkumjen teme ne ate moshe ne shkollen e muzikes, vazhduen me me cue ne shtepine e pionierit e me me aktivizue me korin e femijeve.

Kam shume kujtime nga ajo shtepi ku une kam rrite shtatin. Kam shume nostalgji ma shume per ato mesues qe na kane kushtue aq shume kujdes.

Nji nder kujtimet e mrekullueshme asht me mesues Rrik Baben. S’kam per te harrue kurre energjine positive qe ai njeri percillte te une, humorin, te qeshunen, menyren se si na ushtronte e na mesonte kangen ne prova, pa anashkalue se si ne dhomen e madhe te provave ne katin e trete te Teatrit Migjeni

bante “zap” rreth 100 femije e me perrallen e Sulkuqes e interpretimin e tij te persosun, qe na lente tanve goje hape deri ne fund kur me nji mbyllje fizarmonike me akorde, thoshte “ Perralle n’pshesh, shnedja prej nesh” 1   – 2 – 3 me forca t’reja fillojme kangen edhe njihere, tesh keni me me kallzue sa te mrekullueshem jeni”.
Vitet kaluen e une u rrita, tashma nji vajzuke ne klasen e peste. Nuk e kisha harrue zanatin e vjeter vazhdoja me dale para pasqyres e me kendue..tashma kanget e Letit ( Myfarete Lazes). Kangetare  qe ka lane mbresa mjaft te medha te une si Albane, per vete faktin se e kam njofte pa u ba kangetare , kur ishte hala ne shkollen e muzikes, e ku une luejsha me kukullen maje shtratit te prinderve te Letit, ndersa Leti ishte e futun ne raftin e teshave me ba vokalicat e dites ( still qe ja “Vodha” kur mu desht mue).
Keto kange i praktikoja ne mes te klases, mes pushimeve te mesimit, imitoja Aferdita Lacin, dhe topo Gigio-n.

Normal qe nji dite u “kapa me presh nder duer” prej mesues Lecit. Lec Balca nji mesues qe me ka fale shume ngrohtesi, dashuni per muziken e kangen. Mesues qe te impononte respektin, e qe  ishte e pamundun mos me e  dashte pa kushte, per vete perkushtimin e tij ne cdo moment. Do mbetet i paharruem per mue kujtimi i tij. Shume here kthehem mbrapa ne kohe, asht nji fugure qe gjithmone me del perpara per mos me e harrue, me e kujtue e vleresue. Nji person qe gjithmone me ban me buzqesh.
Hyn mesues Leci ne klase dhe thote: “Kush ishte tuj kendue?”
Une si struci, e te tjeret tane pa bza.

Qesh mesuesi jem e -thote:” S’kam ndermend me i bertite vec me i thane sa bukur ke kendue!”
Une fill si karkalec : -“Une professor Leci ishaaaaa!”
-Sot mbasdite ne prova te kompleksit, a ndive?
Syte me qeshnin e ne heshtje i thashe faleminers. Mbasi u bana e “famshme” e hina ne kompleksin per pergatitjen e festivalit lokal, nji nate t’bukur tuj prite shoqen time ne dhomen ku u bashin provat e solistave, paprite e pa kujtue shoqja i thote profesorit ne piano, “Ndigjojeni pak  kete shoqen time, tash e pelqen profesor Roberti!”
Robert Prendushi, ku te filloj me fole per figuren e tij?! Privilegj per mue me e njofte e me mbajte lidhje te vazhdueshme me te. Nje muzikolog, ekspert ne shume fusha, e permbi te gjitha njeri qe ke qejf me komunikue, shkembye biseda e me marr mend pa mendue dy here rresht.
Mbasi me bani do vokalica te mira u kthye tuj me pa pak si habitshem:” Ku ke kene moj vajze deri njitesh? E bija e kujt je?”
Mbasi i thashe se e bija e kujt isha me pa me syte tuj i shendrit e si per me dashte me diftue knaqsi e vendosmeri ne ate cka do thoshte ma vone i ra dy tre acordeve ne pianoe vijoi: “Po ske si me kene ndryshe, ti je vajze Fanesh. Neser te due ketu ne grupin e solistave!”

Edhe sot ndiej ate emocion te vecante per cdo minute te bukur qe kam kalue ne ate shtepi te madhe femijesh. Pergjegjesia, perkujdesi, stresi e kenaqesia ne fund te shfaqeve ne fetyren e professor Robertit e te zysh Mandes, Felekut, jane skalite ne memorien time. Ma mire do kisha thane me jane ba edukate pune, e me kane ba me ndie fort respekt per keto figura. Te paret qe kane kambengule qe une te vazhdoja shkollen e Muzikes per kanto, professor Roberti e Mesuese Feleku. Ju jam mirenjohese per te tane jeten. Jam ushqye e e kam veshe si pekt dashunine per artin fale familjes time e gjithe ketyne edukatoreve qe sot i perulem me shume respekt.
Por nuk mundem me harrue pa permend e pa falenderue edhe profesorin tim te kantos. Ferid Bala, nji babe i dyte per mue e nji professor sa i rrepte e sa i dashtun e jo vetem me mue.

Ne shkolle u njifsha si vajza e “republikes” nga kapelja e profesorit.
Kam kene e llastuemja e klases e jo vetem prej professor Feridit por edhe te madhit Nino Saraci qe me ka shoqenue ne piano.

Kur kisha oren e kantos, kur vinte koha me kendue e praktikue kangen popullore, professor Feriti hapte deren e klases e gjithmone me ndigjonte prej korridorit. Profesor Ninoja nderprente shoqenimin e vazhdonte tuj i ra te njates note qe une kisha “Kalue” kanget ishin ne variantin e perpunuem. Profesor Feriti hynte ne klase tuj cue zanin: “O Nino, po lene more burre, te njikto kange lene me vue trila e ngjyra e cka te dojne kjo!” e professor Nino qe me qetesine e tij te jashtezokonshme bante nji levizje krejt mosperfillese e me bante me shenje me fillue edhe njihere……
Nuk pata fatin te vazhdoj ma nalt andrren time, por di me thane se ndihem fort e pasun shpirtnisht e profesionalisht fale tanve e cdo njenit prej ketyne njerezve me shpirt te madh e me nji bagazhe qe pak kush sot e posedon.
Leksionet, tipet, e te” mshehtat e zanatit” qe kam marre prej profesorit tim te kantos, jane fort te gjalla ne memorien time. I falem nderes me gjithe zemer!
Ndofta u zgjata shume, por di me thane se Shkodra per mue mbetet epiqendra e botes, por shpirti i saj i bukur qendron ne persona te tille.