Rrefim nga Melita Vjerdha

Time posted: Monday, November 24th, 2014 2:25 pm

Share on Facebook29Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

melitaShkodra 2400 vjeçare , gjithmonë kryezonjë e pamposhtur. Ky qytet i lashtë perveç bukurive natyrore, mbi te gjitha krenohet me jetën kulturore dhe intelektuale. Shkodra dashuri , e qiellit të kaltër e liqenit endërrimtar ku për shekuj me rradhë mengjeset e kulluara lanë hijen e vet në të. Arkitektura dhe pamja shpalos fizionomine e vet në çdo cep të saj.

Aty ku gjithmonë mbretëronte rregulli , gjelbërimi , shtëpitë karakteristike të rrethuara me mure të larta , me derë të madhe e me shkalla guri. Me oborre plot lule , aty ku lindte edhe frymëzimi e i këndohej aq bukur jetes dhe shfaqjes së saj. E si mos të kemi shumçka të flasim për shkodrën.

Aty ku të pasqyrohet në shpirt çdo detaj e mrekullohesh.

Majat e maleve që rrethojnë si ndonjë brez tunxhi të mbuluar me një vel ngjyre trëndafili, avullimet e mengjesit japin nuanca aq të ëmbla e të buta sa asnje penel nuk do të mund ti pikturonte.

Ujrat e kulluara të Kirit që zbresin nga malet dhe rrjedhin nëpër një shtrat shkëmbor rreth qytetit e që leshojnë një shushurimë aq të ëmbël si ndonjë jehonë. Renkimi i ngjirur i Bunës i shton një vesk të eger harmonise së kësaj muzike që flet me gjuhën e zanave.

Cicerimat e zogjëve që këndojnë në kor një himn për të gjitha bukuritë e këtij qyteti.

Figurat e shquara të këtij qyteti, të njohur brënda dhe jashtë vendit i shtojnë krenarinë dhe vënë në pah vlerat e qytetit dhe të mbarë kombit.

Duke hulumtuar për t’u njohur me përsonalitete të këtij qyteti , u ndesha me një përsonalitet interesant që dha një kuntribut të madh.

DOM LORO CAKA

DOM LORO CAKA.fw

U lind me 10 gusht të vitit 1865 . Shkollën fillore e të mesme e kryen në seminarin Papnuer Shqiptar , në shkodër dhe më pas vijon shkollën e lartë në kroaci ( zabgreb ) . Etja e madhe për dije dhe kulturë e bën që DOM Loro Caka të vazhdojë studimet e larta për teologji-filozofi në Vjenë të Austrisë , deri në vitin 1890 , kohë kur shugurohet meshtar. Për vlera të medha intelektuale , si stutend i shkëlqyer , njohës i mirë i katër gjuhëve të huaja , dhe si atdhetar i flakt , Zyra Apostolike e Austrisë e dekuron me motivacionin : ” I jepet Dom Loro Cakës Kryqi i Kalorësit Të Urdherit Të Franc Jozefit me një dekoratë për shërbime të vyera” ,  me 2.11.1917.

Boton një libër në gjermanisht. Mbas kësaj periudhe Dom Loro Caken e shohim si prijës i kryengritësve nga Mazrreku , Vjerdha , Dukagjini e Shkodra , kundër pushtuesve Turq të udhëhequr nga Esat Pasha. Në një krijim të një rapsodi përshkruhet mjaft bukur lufta kundër Esat Pashës dhe Loro Caka si një hero që lufton për atdhe . Një kënge që është marrë nga libri ” Ndër Malet tona” shkruar dhe mbledhur nga Pader “Gjon Karma”.

Qasht kjo luftë , o prej Bunjeti
Qaj Ndue Hila e Don loreci
Thonë : Q’asht ky fare kjameti ?
S’i biem ndore pa u ba kiameti
Pasha çadrat ku na i ngrehi ?
Pasha çadrat ku i ka ngule ?
Kahe Qafe – rrasa n’ate Korthpule ,
Kape pushken kush asht burre ;
Kape pushken kush asht djale ;
paskan ardhe , o Kçira more.
A nise lufta ballë për ballë ,
Ballë për ballë kishin luftue,
Istikami m’gjak asht mblue… etj

Më pas Dom Loro Caka denohet me vdekje si kryengritës dhe si mik i ngushte i Fan Nolit , Luigj Gurakuqit , Dom Lazer Shantos , Ate Shtjefen Gjeçovit, por ishte i larguar ne Austri. I merguar jashtë vendit , ai nuk qendroi duarkryq. Si prift , Si atdhetar e intelektual solid, shkruante në shumë gazeta e rrevista , si : “Vllaznia” , “Zani Shkodres ”  , “Ora e Maleve” , ” Bashkimi i Kombit” etj… Me pseudonimin  “Ludovik”.

Nëpërmjet korrespondencave që ruante me të afermit shkruante vazhdimisht dhe shprehte mall . Mbasi u vendos përfundimisht në Ceki ,Dom Loroja mbylli sytë në moshen 91 vjeç dhe eshtrat e tij sot e kesaj dite , prehen larg Atdheut.

Në parahistorine e saj Shkodra njihet si zonjë e pamposhtur pas një periudhe pothuajse heshtje rifillon përsëri,  kjo e ndikuar nga një sër faktorësh. Së pari , është kryeqëndra e Gegnis. Edhe pse pas shkëputjes së tregtisë me Ballkanin i cili e bën djep të kulturës shqiptare, ajo vazhdon të jetë e bekuar dhe ajo ç’ka e bën të tillë ndoshta është mistike. Shkodra vazhdon me pi raki , me kendu , me qit bejta ,  me ba humor. Aty ku mençuria kthehet në batutë , e ironia e hollë bëhet tipike e shkodranit . Un besoj tek urtësia , tek kënga , anekdoda te shpirti paqësor e i butë por mbi te gjitha tek talenti që ka nxjerr e vazhdon të nxjerrë në të gjitha fushat e dijes.

Shkodër , me 22.11.2014