Rrefime PerShkodren – Gusht 2014

Time posted: Sunday, August 10th, 2014 5:39 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Keto Rrefime kane me u postue ne Resvisten digjitale PerShkodren e cila ka me u publikue ne fund te vitit.

rrefime

———————————————————————

AleksanderQytetit tem

Sa here kthehem tek ti,qyteti im i vjeter,
nje dridhje zemre e kembesh ndjej çdo hap,
ne syrin e permallur shfaqen vizione moderne
dhe “pafajesia” ime per te humbur ne to
ne nje panik frike me kap…

Atehere padashur e me turp,
mundohem dike te pyes ,
ku ndodhem,
Ku jam?…
E ai “dikush”-i me perbuzje te sinqerte
Me ve doren mbi sup
E thote:
-ah nuk je shkodran.?

Mundohem te buzeqesh e pergjigje nuk i kthej,
Ndonse Shkodren time e njoh tash dyzet vjet,
Problemi eshte qe ate e shume si ai
Ne rruget e mija si kam ndeshur ndonjehere…

Hedh syte e shikoj liqenin,
Vetem bari e plehrat i kane mbete,
Mundohem te gjej “Luigj Gurakuqin”
Qe nje mik i imi shtepine e ka atje
(I humbur I tretur ne nje varr te ftohte)
Nga plumbi pusht i atij qe me thote,
Ah atehere, ti shkodran nuk je?…

Kokeulur drejtohem shtepise sime,
Ku nje man e nje pus me zgjojne feminine
Shikoj rrugen e sapoinaguruar
Shandane te ndezur e miqte e mi
Dhe gjiron e darkes kto njerez me kujtojne
Dy pika loti,nje shterngim
Nje pershendetje
Nje perqafim
Nga te gjithe ne qe vit per vit mundohemi te jemi
Aty ku lame
Krijuam e dashuruam
Qytetin tone….

Por ja qe me besdis si nje çekan
Dora mbi sup dhe pyetja rrenqethese:
Ah domethane s’je shkodran???

Aleksander Shallvari

———————————————————————

Kol Mileta“KAFJA REALE”
Ne fb, me terheku vemendjen nje ftese e çuditeshme
“TAKIM TE KAFJA E MADHE”
Nuk po i besosha syve,tu e lexu ma g”jat u ba edhe ma interesante e çuditeshme e jo e pa mujton.
E kush e refuzonte at ftese ne ate kafe te mrekullueshme te atij qyteti magjik.
M”besoni nuk e diskutova mora avionin e rastit, ishte hera e pare qe flutorosha, e pata me besdi.
Spo zgjatem po di me thane vetem se çdo hap ne Shkoder me jepte emocione te çuditeshme
e i mrekullum po i afrehesha kafes te madhe.
T”shfrenume po me delshin mijera kujtime prej trunit e po flitsha si nen za, me vedi si i marr.
E moj kafja e madhe, sa kafja e vogel apo e madhe u pi te ti, sa njerez te dashtun, te mire, te meçem te
rrethune e te zbukurune ne çdo cep.
Ne nje moment i thirra trunit e mendova me shku ma perpara se koha (e takimit) per motivin se shumicen e njihfsha virtualisht.
Bukur per bes!
Para mejet hyne emocionet ne at der t’art e shpejt u ndodha perball nje tavoline t’rrumbullakt e mbulume me nje safrabes Shkodran, mos u gabosha t’punume prej durve t’arta te zojes Tonine Mjeda.
Ne nje cep ishte vendos nje shkrim:fb “PerShkodren”,kafe reale.
Thash me vedi ku i shkon mendja, kan vu tavolin t’rumbullaket me i rrespektu tan njisoj.(do ta ket mendu edhe kyt Jetmiri).
I ulun perball hymjes mendova me ja hedh nje sy, po shpejt e fika i tremun prej hapave te randa, si te nje rreshtimi ushtrarak qe ma perqethne trupin tu mi kujtu filmat me gjermaj n’vogli
E njofta qe ne hijen qe hyni para tij,ishte miku i jem i rinis,Kol Herr Kola. Tu u perqafu e tu qesh pa pra, kuptume shum,na kishte marr malli per realen. Hapsinen kohore 30 vjetve pa u pa as qe e ndime e as nuk na shkoj mendja me e mendu,si mu pa pa para nje oret.
Po mendosha me vedi mos asht magjia e kafes t’madhe, e gjithçka ban vaki.
Te tretin nuk e njoftme pernjeher, ndoshta prej emocionit kishte harru me i lidh flokt, nuk na u lidhte me imazhet e fb po shpejt qetsia e zotnillekut te tij na bani me kuptu se ishte Jetmiri.U perqafume si me u pas njoft gjithmon.
Ne eren e profumit francez qe u fut perpara na shkoj mendja te treve, Pjer Koland (Pjerin Ndreka)
Ah sa bukur po m’vjen per her t’par aj za n’vesh,tu than si i xan n’faj: m’falni miqt e mi se u vanova pak minuta se nuk po mu mydhte dryni i biçikletes ,m’ishte ndyshk.
Futu n’tem Pjerin ja priti Kol Herr Kola,ja plasme gazit.Hijelet ky dreç mendova me vedi
Kaq po flitshim lirshem bile Jetmiri u ba marak: ku u vanune Olta me vajzen? Me siguri jan ndal te Bar Akord me u taku me Almen,Leticien e Justin e Meriten. Ban se erdhen ja pret Pjerini.
Nuk di pse po ma lyp syni Pjavrin, a thu i ka met hatri perndonje gja Pjerin? Shpejt ftyra na erdhi kur pam Pjavrin tu hy ma shpejt se hija ku na u drejtu tanve si me ken mledhje ministrijet M’falni per vonesen sa po mbarova dy intervista qe nuk m’lane koh as me kry nje shkrim qe kisha nis per faqen e re “Hije Yjesh”. E mu prish edhe plani per nje vidio qe kisha mendu Per Shkodren,e mu drejtu mu n’veçanti: Kol,shum pun, pun shum Kol .Thash me mend e myti vedin ky djal…
Me ardhjen e Oltes, Leticies,Merites,Almes e Justit etj, tavolina e rrumbullakt filloj t’merrte buzeqeshjen delikate te saj,minutat e asaj ore t’von t’nates po bishin njeni mbi tjetrin t’pergjumun,shum bukur,emocion mbi emocion.
Pa pritmas do drita blici u shfaqen n’der, mendova per momentin se vetoj, po shpejt m’shkoj mendja te Rozafa: E ça ma ke m”lu ftyren Rozaf! foli me theks gjerman Kol Herr Kola. A ske mujt me ble nje aparat ma t’vogel,na treme moj burnesh, gadi nuk t’njoftme… plasi gazi.
Prit e çit nuk u merrte gja vesht, ajo der nuk pushoj, tash ma tavolina e rrumullakt i ngjante nje dilli t’art qe sa po kishte lind mbi shkrimin e thjesht”Per Shkodren”.Metme t’knaqun.Kishte rrete t’mrekullushme wi-fi .

Kol Mileta

———————————————————————

DesantilaLotët e Babës…

Baba jem e kishte gjithmonë qeshjen ndër buzë…
Unë e due babën tem, e due aq fort… sa e kam të qëndisun kujtimin për të në nji cohë të plotë e të rrjedhshme bojë tamël…
E vogël, ai më merrte në krahë dhe më hypte në timonin e makinës dhe qeshnim bashkë ndër rrugët pothuej të zbrazuna të Shkodrës me krejt pak makina…
Sytë e tij janë të butë e mikpritës, sy që dinë me pritë pa ba shum pyetje, sy që dinë me kuptue pa marrë shum përgjigje. Baba kur u kthente prej punet në vitet e mia të vegjëlisë, bante sikur po më kërkonte me dëshpërim të madh pse kinse nuk po më gjente, dhe unë u mshehsha nën shtrat, e baba prej maje rrugicës që binte afërsisht 15 metra larg dritores tonë në shpinë e vjetër, ishte me qeshjen ndër buzë…
E mbaj mend gjithnji me at shtatin e drejtë dhe të ecunën e thjeshtë dhe kjo s’asht e vshtirë për mue, sepse edhe sot ai ka po at pamjen prej djaloshi kur ecë, edhe pse vitet e kanë përplasë ndër taravaje nga ma të lodhshmet…
E kam të gjallë ndër sy fmininë teme të lidhun mbas tij, si në nji film me ngjyra të lehta, në udhtime të shpeshta e ndër ngjarje të palidhuna fort me njena-tjetrën, e sidomos gjatë verës… Kujtoj, kur ecshim përgjat fushash me lulediellë të çiluna fort për kah qielli, m’asht skalitë në zemër nji fshat… emnin e të cilit as sot se di, e ku njiherë u ndalme diku pranë nji kodre të mbushun luledelesh e unë bashkë me qingjat që ishin aty fillova tuj këndue: “Qingji i vogël, pse mendushëm…”, kangë e cila ka shoqnue çdo fmi të qytetit tem për shum kohë…
As tash s’e di pse ajo ditë asht krejt e veçantë për mue, me at ushqimin modest: bukë e djathë të bardhë të mbështjellun me gazetë që nana na kishte pregatitë nadje, e që ne e hangrëm të dy në makinë, ndërkohë që para nesh pamja ishte sa e virgjën aq edhe e ashpër. Ai çdo çast më jepte me kuptue se puna e tij nuk iu bante asnjiherë randë, se ishte i papritueshëm dhe mue më vinte çudi, tuj pasë parasysh njat makinë të vjetër që ai drejtonte në kushte aq qesharake, e që ndonjiherë përdorte lugë a pirunj o mjete tjera aspak të përshtatshme për me mbajtë veglat e fiksueme në motorrin që gulshonte si kulshedër.
Asokohe shum gjana mund të quheshin qesharake… shërbimet e makinave ishin të rralla, rrypa sigurimit s’kishte, nuk kishte siguresa dyersh dhe kutia e “ndihmës së shpejtë” ishte diçka prej plastike të prishun… Ah, kjo tash asht e tepërt, edhe unë çka flas: “Kuti e bukur e ndihmës së shpejtë!!!”
Baba jem e kishte ndërtue çdo lumtuni të tij mbi familjen dhe kjo i mjaftonte me krijue darkave kështjella plot me ngjyra me ne. I dërrmuem prej punës së lodhshme ai mbushej me energji në dashninë tonë…

Dita ma e vështirë e jetës së tij ishte ajo kur eme motër u nis me jetue në Perendim, dhe mue m’asht dukë sikur s’kishim me u pa kurrë ma…
At natë, mbasi u kthyem prej aeroportit e bame nji rrugë që ishte veç dy orë, po që na u duk se zgjati dyqind vjet…! Nuk dihej se kur kishte me mbarue ai pështjellim vetmiet. Nuk shifej ma asnji përfundim. Ne ishim ngri gjakut diku mes rrugës ku jetohet dhe ishim zhytë në at mungesë, e cila rrinte varun mbi gozhdë si nji rrobë e vjetrueme prej pluhnit gri, në nji shtëpi ku jetojnë shum njerëz. Hapsina ishte e mbushun me nji grahmë frymëmarrëse… Kishim mbetë tre e na u dukte se ishim zhdukë të tre! Vetëm eme motër ishte aty, në çdo send, gjithkund… ne nuk u prekshim, ishim të huej, veç dallojshim hapat e njeni tjetrit si n’agoni, sikur nji hapsinë e pakjartë po jetohej e humbun mbrenda asaj bote…
Isha vetëm 12 vjeçe dhe e vetmja gja që më shkuli prej vetmisë qe violonçeli jem, i cili ma shumë m’u afrue ai se sa ju dhashë unë. Nuk m’u dukte fort i randsishëm ato ditë, bile thosha se do të vueja kaq fort prej ikjes të saj, sa as violonceli s’m’u donte ma! Po ai rrinte njaty: i bukur e i heshtun si i xanun në faj!
Mbas do ditësh m’u shfaq ndryshe: shum i bukur, si kaproll dhe tingujt e tij u banë e vetmja harresë e dashtun e botës… Afrohesha me droje në ngrohtësitë e tij të reja si të kisha dëshirë me u hjedhë në nji detë që s’e kisha pà kurrë!
Nana kishte në ftyrë nji dhimbje që dukej si e krijueme prej mija vjetesh, dhimbje fosile… E pjekun mirë, e padepërtueshme. Ndërsa ftyra e babës ishte e pashpjegueshme. Në sy i dallohej nji pyll përplot degë të gjata e të thata lidhuna nyje me njena-tjetrën prej toke e deri në qiell. Ai kishte ngecë mes tyne dhe nuk mund t’u shkulte. Në ftyrë i dallohej nji pus ku jetë nuk kishte ma, e nuk kuptojsha a mund të xjerrsha ma ujë prej tij a jo?! A mund t’i shembsha nji nga nji ata gur me forcën teme të dashnisë, për me mbërritë te ai shikimi krejt dritë që më nepte vazhdimisht…
E shifsha se si prej çdo lëvizjeje nervoze donte me mbërritë diku… diku përtej, ndoshta n’at salonin tonë të vogël, ku kishte vend veç për nji komplet divanash, nji televizor e nji shporet drushë. Ai donte me u zhdukë larg syve të vet për mos me pa në to ikjen e saj… Duert i lëviznin pa pushue. Gërmonin mallin, gotën e ujit, fërkonte gjunjtë, a çado që mund të ishte, çado që mund të gjindej e sillte ndër gishta ethshëm: qe boshllëku tash që përcaktonte çdo gjest të e tij…
Në divan, trup i tij i dorzuem, u dukte i pamatë. Fjalët e tij i ngjanin do shpive shum të bardha po pa dyer, pa dritore, si të ishin forma masash të ngurta të mbetuna pezull e të shkapërdame në ajër… kërkund tokë!
Po m’u merrte fryma tuj e pa. U dukte si nji foshnje që përmbytet kur e hjedhin për të parën herë në ujë. Lufta që u zhvillonte në ballin e tij ishte nji dridhje e trembun deri në sfilitje, nji luftë e gjanë, torturuese e përhumbun thellë. Në të po shifja nji ftyrë botnash të përmbysuna!!!
Baba e përjetoi randë mungesën e vajzës së ikun, dhe jo veç at natë por edhe në tanë vitet që vazhduen… Edhe sot e ksaj dite, sa herë që përmendet emni i saj, prej syve të tij shkëlqen nji dritë e lagësht… e tinëza rrëshqasin do pika të reja lot…

Desantila Qerimaj C

———————————————————————

IlirKULLA E NGUJIMIT NE THETH…

Kulla tre kateshe ne kete foto asht nje Kulle unikale me krejt trojet Shqiptare…Njihet me emrin “Kulla e Ngujimit”…Kulllen e permend Edith Durham ne pershkrimet e saj,e Pemend Baroni Nopça,po ashtu edhe i madhi At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit te Maleve…
Kur e degjojne sintagmen “Kulla e Ngujimit” njerezit menjehere mendojne nje familje te nguajuar aty!?…Pershtypje krejtesisht e gabuar!Kulla ne realitet ka pase funksion krejt tjeter…Kur ka ndodhe qe jane vra malesoret mes veti,(per fat te keq kjo ka ndodhe!),atehere njerezit kane ra ne gjak!Fill mbas Vrasjes jane thirre pleqte njohes dhe zbatues te Kanunit te Lekevet…nga ana e pleqve eshte kryer hetimi,si ka ndodhe vrasje,rrethanat e sa gjaqe mund te jene hape!Gjate procesit te hetimeve personi qe ka bêre vrasjen eshte sjelle i carmatosur dhe i shoqeruar me roja te kjo Kulle ku eshte mbajte i mbyllun,eshte marre ne pyetje nga pleqte si e qysh ka ndodhe vrasja!Ai qe ka kryer vrajsen eshte mbajte pastaj aty ne Kulle derisa Pleqnia kane dale me vendim te pleqnuar mire!Asnjeri nuk ka guxuar te afrohet aty se pleqte jo vetem qe kishin autoritet bazuar ne Tradite por kishin edhe autoritet praktik…Kishin disa djem te zgjedhur per trimeri qe ishin roje aty te ajo Kulle!Po ata djem benin ishin qe e shoqeronin ate qe kishte bêre vrasjen deri te Kulla!…Pra Kulla e Ngujimit ka pase luajte rolin e Paraburgimit te sotem,Pleqte luanin rolin e Gjykatesit kurse djelmnia qe bente roje luajte rolin e Policise!Shumekush e gjykon Kanunin e Maleve,Kanunin e Lekevet pa e njohur fare!”Kanuni nxit gjakmarrjen!”-shohim nganjehere tituj artikujsh shkruar nxitimthi nga gazetaruce te porsadale nga veza qe kujtojne se i vene pikat mbi “i”?!…Kanuni nuk ka nxite gjakmarrjen Kanuni si Kod Penal i kohes ne kushtet e mungeses se shtetit ka qene rregullator dhe ka vendose drejtesine permes ligjit te pranuar nga te gjithe!Te akuzosh Kanunin per nxitje gjakmarrjen eshte njesoj sonte akuzosh cdo Kod Penal te botes se sotme moderne per nxitje te Vrasjeve!?…
…Ne kete Kulle pleqte shoshsnin se si eshte bêre vrasja dhe nese personi e ka bêre vrasjen nga halli se ska pase tjeter rruge atehere Pleqnia kane bêre cdo perpjeke te mundshme me e mbylle ate gjak!Nje nga mjetet qe kane perdore ka qene edhe ky mjet…Ne Oden e Kulles silleshin burrat e familjes te se vrarit!Pastaj ne pranonte tyre sillej nje foshnje djale ne djep dhe djep in e vendosnin permbys me foshnjen me krye poshte!Femija ne djep nuk mund te rrije gjate ashtu krye poshte dhe mbas pak kohe nese nuk sillet mbare foshnja vdes!?…”O Filani!”-i thonin pleqte te Afermit te te vrarit,”A po e fale kete kerthi a po e len me vdeke!?”…E rrinin te gjithe ne ankth duke prite çka do thoshte plaku i Pales te vrare!…Nje rast te tille e pershkruan Edith Durhami e cila ka qene vete aty e pranishme para nje shekulli…

ILIR SECI