“Rrëfime PerShkodren” – 1 deri me 15 Dhjetor 2014

Time posted: Tuesday, November 11th, 2014 3:43 am

Share on Facebook20Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Rrefime-PerShkodren-Grafika-PrezantueseStafi PerShkodren fton të gjithë anëtarët, kudo që janë, të marrin pjesë në aktivitetin tonë të radhës: “Rrëfime PerShkodren” (në prozë).

Gjithsecili prej anëtarëve të këtij grupi, ka rastin me na rrëfye diçka të bukur, interesante, mbresëlanëse lidhun me Shkodrën, apo zhvillue në Shkodër.

Në këtë aktivitet të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me nji grafikë komplimentuese për pjesëmarrjen, tue lanë kështu gjurmët e tyne unike te grupi PerShkodren.

Pjesmarrja asht nji detyrim shpirtnor ndaj Shkodrës që na mësoi me dashtë, na qytetnoi me dallue dritën prej territ, me provue ndjesi nga ma të veçantat emocionale, që na bajnë me e shkapetë shpirtin për te, sa herë ja përmendim emnin.

Me pak fjalë, miq, sa ma shumë Rrëfime, aq ma fort ripërtrimje Shkodre! Ju lutena, filloni me dërgue Rrëfimet tuaja në këtë email stafipershkodren@gmail.com që do të postohen gjatë harkut kohor,

1 – 15 dhjetor 2014

Mos ngurroni! Shkodra nuk meriton indiferencë. Ajo meriton vemendjen, dashninë, guximin tuej dhe, ma e pakta, dy fjalë të shkrume për të.