Shirokë, motër – Mirela Qyteza

Time posted: Monday, July 20th, 2015 1:17 pm

Share on Facebook115Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Mirela Qyteza

Mirela Qyteza

** Shirokë, motër

Motër
ta pata cu’ nji fjalë
me gjethet fluturake…
sheshshshshsh..shet..,lehtë
Jo në sipërfaqe, jo
se nji sqep pulëbardhet rastësisht
e fluturon prep fjala jeme..

E unë du’
që ta cosh thellë e mâ thellë
lerg e ma lerg
që të përzihet me ndryshkun
e spirancave të hupuna.

Ta besova edhe kët’ herë
motër, lotin tem
që kur të mbyllesh sytë
në tangon e mbrâmjes me hanen
ta njomesh azhurin e ândrrës së re
që mandej
me pulitjen e qepallave të nadjes
ta shkru’sh në guret e beku’m
e unë
t’i lexoj
me puthjet e valeve të tua
Shirokë, moter !