Sot ra shi! – nga Kejsi Spahija

Time posted: Saturday, February 28th, 2015 12:27 am

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Kur ec’ vetëm rrugës, ke kohë me mendu edhe me jetu rrugen që ban vetëm me vedin tand!
Asht bukur për aq sa zgjat!
Edhe sot, si kurr ma par, nuk arrita me zbërthy kuptimin e fjales braktisje rrugësh e trotuaresh me shi.
Barktisje këpucësh e pedonalesh në kllapi,
barktisje të flokut nën pikat me shi.
Po, po! Sot ra shi!
Kur nuk arrita me kuptu nase çadrat e l’shume rrugve e trotuareve kishin braktis dykamshat nga era,
apo era braktisi fatin e dykamshave te çadrat e tyne sat.
I druhesha edhe çadrs teme të kuqe, që hezitote me më braktis në rrugë boshe me shi,
me makina të palame të spërkatuna me uj’!
Sat isha dykamshe e denje për eren më duket.
Nuk braktisa e as nuk më barktisen, po prap vdes nga kureshtja me dit’ fillin e braktisjes sat,
në njerz’ që shkoshin e vishin të lagun si pula,
e dridheshin nga era qe vazhdote me l’viz edhe gjakun kur kalote në pulpa, apo edhe braktisjen e çadrave edhe në kufij te oborreve fetare.
Braktisjen sat kush e filloj?!
Dje nuk kishte shi, ndoshta kjo!