Sy’mbramja nuk ashtë kot’ hala – nga Merita Berdica

Time posted: Thursday, December 4th, 2014 2:33 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Merita Berdica

Merita Berdica

Hala s’e ka lëshue vedin, trungu i shtatit, ndër fijet e barit për me pushue nga lodhja e ditës t’randueme. E zhegitun ulet rreth trumes , e cila rrah ujin e ftoftë brisk, duke ja dhurue jeshirllekut vlakut i mbushun plot e përplot me ngjyra të ndezuna, të cilat ta kanë rrejte mendjen për me i puth me gjergjefin e vajzave rrath-rrath nizhdesh. E mandaj me u mbështet n’akshamin arkapi të zbukuruem onde-onde nga krrelat e marruem të lulevilave.

Cardaku ka mbërthye vizat me kotullat e dritëhanes , barrë e qiellit shtatanik, i cili vuen dhe ndèn neper rè me kapsat e drujta, melhemet e hyjeve për hanen amshueme, që m’i jep karshillek erzlijes darkë lodruese. Kadal, lulet kanë ulë krytin dhe qërpikëve të tyne ju ka ik boja e diellit harrakat , i cili fort xhelozohet për bardhësinë e teshave , ku pirajka ju ban temena. Tue pa mbramjen në kotjen e ndejshme dhe terezisë t’saj, xixëllonja i këndon oborrit ninullen e qepenave , ku shulat mbërthejnë ngazëllyeshëm tisin e sekreteve të grilave, që ju japin melodi të zhurmshme akshamit buz’çel .Dhe andej-këndej, ajo i hyn hise duke ja harlisë ndigjimin e tik-takut sahat, ku përbri tij janë kacavjerrë dy hamshor’ kandila , që dakanisin terezinë e çlirueme në zgrip terri, si dhe p’shtimin e kësaj nate lum’nueme. E kështu koltrinat tanë tentene andrrueme zbrazin bukuninë e tyne , duke u rrejtë nga naiviteti i luleve , që në ketë muj t’bekuem janë harlisë cep më cep, duke lëshue shtatin e njomë nëpër saksijat e gurta . N’ixhini brinjat e trenave shkaklohen për me ju avit’ pak nga pak natës, duke u shpi, shtrimje mbi shiltet e gufueme nga heshtja e xanun peng.

Nana, rrin çut’, duke gërmue nëpër sunduk dilemat e pëlhures, se ciles kind bohçes ka me ja punue me grep pendimet e mos hapjes në xherdekun e pajes..?
E njashtu në mas pritesen e pavonueme , kapançja e qiellit ka fik milin e drites , duke thanë:
– Natën e mirë, ma bashi !
Nadja, ka rriskun e dites t’atrueme !
N’këtë ditë t’lum’nueme dielli ka lind, si në Shkodër !