Tag Archives: Entela Tabaku Sörman

KATËR SPROVAT – nga Entela Tabaku Sörman

I. Sprova e zjarrit a e ke provu me e zhytë dorën në flakë me e kapë drunin që digjet ngadalë me ia shkërmoqë prushin me gishta mandej me e shtrëngu në pëllambë dhe me ia ndi erën lëkurës që përcëllohet ulurimën mishit që shkrumbohet të fikunin gjakut që përthahet në vena me ia ndi

Continue Reading →

PËR MA TË MADHIN HATRIN TEM – nga Entela Tabaku Sörman

PËR MA TË MADHIN HATRIN TEM Entela Tabaku Sörman I. për asht për ashtin ma të parë ndër eshtna atë që ma din e ma ruen palcën atë që ma mban e ma rrit forcën atë që ka me mbetë i fundit mbas mejet për asht për asht me të dashtë II. për llasë për

Continue Reading →

Përsiatjet e një poeteje mbi konstruktin e munguar në shqipen standard – nga Entela Tabaku Sörman

Përsiatjet e një poeteje mbi konstruktin e munguar në shqipen standard Gjuha shqipe standard nuk e njeh formën e infinitivit (ndryshe “forma bazë e foljes”). Shqipja standard njeh vetëm pjesoren, që s’është veçse një formë e pashtjelluar me të cilën ndërtohen format e përbëra të foljes. Përkrah saj pastaj radhiten format e tjera të pashtjelluara

Continue Reading →

Liqeni i Shkodres – nga Entela Tabaku Sörman

sa here kthehem ndalem para liqenit zgjas duert drej tij e mbledh krejt e baj top e shtrij në peta e holloj e mbledh sërish e hedh përpjetë dhe e pres e gjuej nga një dorë në tjetrën e giciloj derisa nis e qesh sa qeshet liqeni kur e kam kështu në dorë e më

Continue Reading →

Kur malli plas – nga Entela Tabaku Sörman

kur malli plas ndёr duer zgjatet e kapet pёr ty nё fyt ta merr frymёn e tjerr shtёllunga shtёllunga e tёhollon fije fije e mbledh lamshe lamshe e ty tё duhet me jetu me frymё tё punueme me dorё

Continue Reading →

filloje prej gjanave të vogla – nga Entela Tabaku Sörman

filloje prej gjanave të vogla duert në tavolinë shtri afër njena-tjetrës i ftohti i ka ngushtue venat më ka ra thonjsh e ma ka plasaritë lëkurën por prapë e lëmuet gishtat e lodhun ndoshta nyjesh pak të enjtuna jeta i ka hy edhe atyne në palcë por prapë të hollë pëllambët mbushë në shenja shtrëngimi

Continue Reading →

Numri i shikimeve

(496)

Arkiva