Tag Archives: Rozafa Shpuza

“TROKITJE KUJTIMESH” – nga Olta Dokle

Rozafa Shpuza

“TROKITJE KUJTIMESH” – Ekspozite Fotografie – Rozafa Shpuza

Emni “Rozafë”, mban një qytet mbi ballë, thjeshtësisht, t’gjallë. Emni “Rozafë” i ka themelet, rranjë. Tingullin, kumbonë. Kumbon ky emën, pa rreshtë, në çdo gjurmë Shkodre, e shpërthen si sythi n’degë t’njomë me çdo shkodran që vatrën len, gjithmonë për me u rikthye. Kumbon për gjithkënd që e don Shkodrën me t’tanë ndërthurjen e saj, lashtësisht të hareshme.

Thonë, emni përcjellë e trashëgon. Unë them emnin e meriton. E Rozafa Shpuza, i shkon përtej e rrugëton përmbi… Dikund lexova, mjeshtërisht e kishte shkrue: “…fati jem ishte shkrue ndër arkapijat e dyzueme të këtij qyteti fatlum.”

Continue Reading →

Grishje t’përmallshme që na ledhin me “Trokitje Kujtimesh” – nga Albert Vataj

Grishje t’përmallshme që na ledhin me “Trokitje Kujtimesh” Nga Albert Vataj Tak-tak, ndigjohet tue ardh mbytaz deri te kureshtia, krisja e derës. Tak-tak, tak-tak, bahet ma e fort e ma e ngulmët. – Nan dera, thrret kumbueshëm nji za prej brenda shtëpisë. – Njitash po e çil, puhizshëm ndigjohet ai za qi largohet tue marrë

Continue Reading →

Rozafa Shpuza Photography – Video

Continue Reading →

Trokitje kujtimesh – Ekspozite e Rozafa Shpuzes

Mockup-1

“TROKITJE KUJTIMESH”  Ekspozite Fotografie e Rozafa Shpuzës –  nga Olta Dokle

Emni “Rozafë”, mban një qytet mbi ballë, thjeshtësisht, t’gjallë. Emni “Rozafë” i ka themelet, rranjë. Tingullin, kumbonë. Kumbon ky emën, pa rreshtë, në çdo gjurmë Shkodre, e shpërthen si sythi n’degë t’njomë me çdo shkodran që vatrën len, gjithmonë për me u rikthye. Kumbon për gjithkënd që e don Shkodrën me t’tanë ndërthurjen e saj, lashtësisht të hareshme.

Thonë, emni përcjellë e trashëgon. Unë them emnin e meriton. E Rozafa Shpuza, i shkon përtej e rrugëton përmbi… Dikund lexova, mjeshtërisht e kishte shkrue: “…fati jem ishte shkrue ndër arkapijat e dyzueme të këtij qyteti fatlum.”

Continue Reading →

Interviste me Rozafa Shpuzen

Interviste me Rozafa Shpuzen Shkolla juej fillore? Shkolla ushtrimore ishte si nji projekt bashkëngjitun shkollës së mesme “Shejnaze Juka”. Mbaj mend se jena shpërngulë disa herë, si duket prej mungesës së ambienteve: prej shkollës “7 Nandori”, te Pedagogjikja e prej aty te nji aneks i shkollës “11 Janari”, që dikur kishte kenë kuvend jezuit. Kjo

Continue Reading →

Bregut të liqenit – nga Rozafa Shpuza

Bregut të liqenit Shelgjishte mallit përshkohen kithtaz me mirazhe puplash shtegtare, cfilitë prej dashnive t’pamujtuna. Fosile folesh’ si zgripe orgazmash, ngjizë në baltovinën shterpe rreken me përpi grahma gjurmësh që rendin dreqnisht … pa e ditë as vetë për ku. Vraga takimesh t’zverdhuna që bajmë sikur i harrojmë anipse shinat e shpirtit na i shtrazin

Continue Reading →

Përqasje “elektorale” – nga Rozafa Shpuza

Përqasje “elektorale” Flamujt dalëboje, të lagun prej shiut inatçor që ra mbramë, tunden si zhelet e nderuna të lavazhit poshtë shpisë, që, pos makinave, lan edhe tapete sintetikë. Nji djalë me çizme jeshile e shkapetë furinë e ujit ndër xhamat e baltosuna të makinës e këndon me za të naltë: – Ti s’mund ta pushtosh

Continue Reading →

Trille xixëllonjash – nga Rozafa Shpuza

Trille xixëllonjash Fap-fap Veton nji far në oborrin e luleborave. Natë, shi…patkoni rrin varë mbi murin me leskra kujtimesh. Fap- fap Çilci i fëminisë ka hupë në botën e vizatueme me shkop mbi pluhnin e rrugicës ku kufijtë ndahen pa luftë. Fap- fap Pendesat struken kamlikaçik në fund klases, mes bankave t’zhgarravituna me iniciale dashnishë

Continue Reading →

Ardes – nga Rozafa Shpuza

Ardes Lulishtari krasitë majin me gërshanë vikamash t’mpime. Krejt paqsisht lulevilet fatpreme shtrohen trotuarit e rreken me ndalë rrugtimin tand pa kthim… Trumnaja dallnyshesh përpihen resh tue u ngjizë me jehona bubullimash e shina inatçor pranverash destinue me përtëri nji buzëqeshje të fikun padrejtësisht…

Continue Reading →

Linda nën nji patku t’varun si hajmali – nga Rozafa Shpuza

Linda nën nji patku t’varun si hajmali n’deren e ildisun me teka tejash. Për Shnjergj, gjyshja varte njomishte n’birat e gozhdave të damkosuna me trok t’harlisun thundrash, kurse dimnat i stivonin leska të ndryshkuna kujtimesh… Linda nën nji patku që prore më terhekë si magnet e m’ban me u rikthye sado t’pacake qofshin shtegtimet e

Continue Reading →

Rozafa Shpuza Photography – eMagazine

Continue Reading →

Kur qindis nji andërr – nga Rozafa Shpuza

Qenia e saj frymonte mbi nji syprinë të kornizueme prej dy rrathësh, që ia vransonin papra’ shikimin e ujshëm. Aty shtriqej e djeshmja, e sotmja e krejt ligsht mund të shkapetej edhe e nesërmja. Te kjo hapsinë e amullt, peng e nji palë nofullave të drunjta, të puthituna fatalisht si buzët që mënojnë me belbë,

Continue Reading →

Historia e gjethit bakeq – nga Rozafa Shpuza

Na ishte njiherë nji gjeth. Aq i ligsht ishte, sa askush nuk e vuni re kur qiti kryet rranzë murit të ngrehinës me lagshtinë në palc. Njashtu anemik, gjallonte tue u rrekë me ju përngja vllazënve ma të mëdhenj, që krenoheshin për vetinë e tyne përcëlluese. I qante zemra pse nuk e kishte edhe ai

Continue Reading →

Rozafa Shpuza – Fotografe

1491407_10204323425019254_3993709978711041292_o

Continue Reading →

Mes dy dashnish nga Rozafa Shpuza

Në pragmuzg, kur rrezet dembele po i aviteshin ngeshëm majës së Taraboshit tue i dhanë liqenit nji dritë bojëshegë që të lente pa frymë, qyteti i shtrimë poshtë bedenave të lashta më pëshpëriti lehtë, si me dashtë me m’thanë nji sekret. Pëshpërima jehoi tue u përplasë ndër muret e rrënueme prej tufanit të moteve, u

Continue Reading →

Njihuni me PerShkodren – Intervistë me Jetmir Troshanin

I uroj mirëseardhjen Jetmirit tue e falenderue për mirsinë me të cilën pranoi ftesën për kët intervistë. Të falemnders nga zemra e dashtun Irenë për ftesën, mendimin pozitiv dhe emocionin e pakrahasueshëm që më ke dhurue tue pregadit këtë intervistë. Ky emocion më prek thellë dhe vjen në nji kohë besoj të përshtatshme me thanë fjalën teme në lidhje

Continue Reading →

Ne lidhje me 3 rastet “trazuese” – nga Jetmir Troshani

Në bazë të nji numrit të konsiderueshëm mesazhesh në inbox, mesazhesh telefonike, telefonatash dhe email-ash që kam marrë kohët e fundit, jam në dijeni që ka shqetësime, së shumë mendojnë, se fryma e zhvillimit në Shkodër vjen tue shmangë aspekte nga përbamja e saj e disa të tjerë jo vetëm tue shmangë por edhe tue

Continue Reading →

Pika shiu

Rrekem me i mbledhë pikat e shiut nga streha melankolike e pullazit e ju luta kuqlimit të tjegullës me i përcjellë ullukut furinë e reve. Rrekem me i mbledhë… Eh, sa shi bjen në Shkodër! Pëllambt m’u përmbyten ndër tallaze kujtimesh të bame qull ndër grahma stuhish. (Nga libri me poezi “Anipse“)

Continue Reading →

Kohë imazhesh

Ka kohë që m’grishin zâne t’arratisun që kalamenden butësisht ndër prehna kujtimesh. Sonte mbetën pezull, s’bëzanë, s’mikluen, s’u rreken me çoroditë shpirtin peng tisesh t’mjegullueme ndër puthje t’padhana. Zâne njerëzish që kurrë s’i pashë, anipse i ndiva ndër belbëzime andrrash. Ej, ti kohë imazhesh t’rreme, çilja shtegun trokut t’zâneve që vikasin prej s’largti ndër arkapia

Continue Reading →

Ura

Mbeta ngurosun mbi urën e varun që lëkundet në pulitje të mallueme qerpiksh. Shtrëngova me epsh parmakët e përqafimeve, tue pritë fërfëllimën e afshit të puthjes. Ernat më shtyjnë në prehnin e harresës, në rrekje me zhba magjinë e nji vështrimi të hedhun në muzg. Nuk ndalem, anipse më duhen 100 vjet me mbrrit në

Continue Reading →

Ndër krahë pulëbardhash

Mbeta n’atë prag puthjesh me sy t’lagshtuem nga bryma e muzgut tinzar, kur fari i pritjeve më joshi me orgazma të rrema e drit-hija e grilave më ledhatoi me qerpikë të përhanun. Mbeta n’at zgrip drithërimash, me frymën pezull ndër buzët mavi kur tërmeti i t’vetmes prekje më trandi ndër krahë pulëbardhash. (Nga libri me poezi

Continue Reading →

Kafe Virtuale me Rozafa Shpuzen – Data 5 Mars 2014

Të gjithë dijmë për Rozafën, gojëdhanën, nusen e vogël, nanën e re, kalanë që e ruen atë, n’themel t’saj, e kur e ndijmë a lexojmë kët emën, kaq ambëlsisht t’randë e t’madh, a kur ja shohim muret e lashtë tu zgjatë qafën, bashkë me të ndiejmë jehonën e Shkodër Loces, e ndiejmë n’përshndetjet me duer

Continue Reading →

Numri i shikimeve

(1386)

Arkiva