Tag Archives: Sait Saiti

P. Çiril Cani ofm (1875 – 1967) – nga Sait Saiti

I lemë në familjen Canej që i ka dhanë edhe emnin rrugës te Ara e Pashës, i biri i Pashkut dhe i Lules, ndoqi kolegjën e Troshanit. Më 1890 niset për në Bosnje me 20 xhakoj të tjerë, prej ku kthehet mbas 15 vjetëve. Mbas shpalljes së Kushtetutës të Perandorisë Osmane më 1908 dhe reformave

Continue Reading →

Kasem R. Taipi – nga Sait Saiti

Kasem R. Taipi (2 shkurt 1893 – 10 korrik 1935) qe mbledhës folklori dhe atdhetar shqiptar. I lemë në një familje jorganxhinjsh, u rrit prej të gjyshit ngaqë mbeti jetim herët. Në rini të vet punoi si marinar nëpër anijet tregtare të Shkodrës. Siç shkruen në parathanien e vëllimit me kangë, nisi mbledhjen e tyne

Continue Reading →

Koliqi, katërdhetë vjet prej vdekjes së tij

Pierfranco Bruni – Me 15 janar të katërdhetë vjetëve ma parë vdiste Ernest Koliqi. Lidhja mes kulturës italiane dhe kulturës shqiptare ka pasë gjithnjë një protagonist që ka sanksionue një marrëdhanie me randësi të jashtëzakonshme mes Përëndimit, Ballkanit dhe Lindjes: Ernest Koliqi. Vdes në Rome më 15 janar 1975, ishte i lemë në Shkodër më

Continue Reading →

Shkodra si vetëdije – nga Sait Saiti

Asht e veçantë sesi vetdija e Shkodrës më ka ardhë, ia mveshi krejtësisht pasqyrës ma të parë të dashnisë që më ka përshkue. Siç mund të jetë shumëkush nga një pikë historiko-kohore e mbrapa, rastisa me kenë i shpërlamë nga pjesa ma e madhe e shtresëzimeve që përcaktojnë të kenit shkodran, autentik. Prejardhje, vendlindje dhe

Continue Reading →

Njihuni me Sait Saitin

Sait Saiti asht lé më 29 prill 1991 në Shkodër, pjesën madhore të formimit të tij dhe thalbit i detyrohet prindve e në veçanti të atit, Nazim Saitit. Merr 4 gjuhë të hueja prej të atit, dhe të pestën e ndjek me nji murgeshë meksikane mbas vdekjes së të atit më 23 qershor 2001. Studjon

Continue Reading →

Luigj Gurakuqi nga Sait Saiti

“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, – Gjergj Fishta tek “Pika voeset”. “Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.”, –

Continue Reading →

Vili Kamsi nga Sait Saiti

Willy Kamsi ka lindur në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926, gjatë jetës së tij veprimtaria e tij u shqua në hullitë e arsimit, etnografisë, diplomacisë, bibliografisë. Djali i vetëm i Gjonit/Linit të Palokë Kamsit dhe Rozës së Pjetër Daragjatit. Willy u rrit në mërgim, prej nga erdhi në Shqipëri në kulmin e

Continue Reading →

At Zef Pllumi nga Sait Saitin

Zef Pllumi (Mali i Rencit, 1924 – Romë, 2007) qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arrirë lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane. I lemë nën emrin Prenkë – emri i pagëzimit – më 28 gusht 1924, në Malin e Rencit

Continue Reading →

Gjon Shllaku – nga Sait Saiti

Gjon Shllaku ishte djali i dytë i Prelë Shllakut dhe Pinës së Hilë Temalit, mes Lecit dhe Luigjit. I lemë më 24 mars 1923 në një familje që qysh prej dy brezash kishte ra në Shkodër, gjyshi i tij kishte zdrypë nga fundi i shek. XIX prej Logut të Gegajve të Shllakut në Shkodër, i

Continue Reading →

Jup Kazazi nga Sait Saiti

JUP KAZAZI (1909 – 1946)Lindi në Shkodër, i biri i Muharrem agë Kazazit. Qysh në rini shquhet për veprimtarinë e tij atdhetare ndër të rinjtë e Gjimnazit të Shkodrës. Më 1926 çohen në revoltë kundër vendimeve të marruna rreth Bankës Kombëtare Shqiptare e cila iu dha në pjatë t’argjendtë grupeve aksionere italiane.Studimet e nalta i

Continue Reading →

Mirash & Martin Ivanaj nga Sait Saiti

MIRASH (1891 – 1953) & MARTIN IVANAJ (1888 – 1940)Lindën në Podgoricë, në nji familje me origjinë nga Bekajt e Trieshit të Malcisë së Madhe. Me 1911 vdes vllai, Zefi, nga helmimi. Mbas shkollimit fillor, prindërit i nisin në gjimnazin klasik të Pozharovacit, në juglindje të Beogradit. Ku mbarojnë me rezultate të shkëlqyeme. Mirashi mbas

Continue Reading →

Shuk Gurakuqi nga Sait Saiti

SHUK GURAKUQI (1888 – 1967)foto e shkëputun nga fotoja e shoqnisë “Bashkimi”, 1924Ka kenë ekonomist financier. Personalitet i administratës së sistemit financiar. Deputet i të parit kuvend shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Lindi më 28 mars 1888 në Shkodër, në nji familje shkodrane, Ejëll Çoba te vëllimi “Jetë e humbun” na informon se

Continue Reading →

Numri i shikimeve

(167)

Arkiva