Aktiviteti Muzikor – The Song

Time posted: Sunday, March 15th, 2015 4:01 pm

Share on Facebook364Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest1

TheSongTë dashtun miq e anëtarë,

Kena kënaqsinë me ju informue se PerShkodren shpall të hapun, aktivitetin muzikor “The Song” (Kanga), i cili do t’zhvillohet në formë konkursi, gjatë datave 10 deri me 25 Prill 2015 me prumjet tueja. Kjo nisëm asht nji sipërmarrje e artistit Markelian Kapidani në bashkëpunim me Stafin PerShkodren, Qendra Rinore ARKA si dhe Radio Motiv/media partner. Ftohen për pjesëmarrje aktive të gjithë Shkodranët.

Shtjellim:

Pjesëmarrësit duhet të paraqesin për konkurim nji Kangë, të incizueme krejt thjesht nëpërmjet nji  ‘smart device/phone’ në formë ‘Audio & Video’ (Za & Figurë) ose vetëm ‘Audio’ (Za). Materiali duhet të dërgohet në ktë e-mail: stafipershkodren@gmail.com (Pranohet edhe YouTube link). Kanga konkurruese mund të jetë ose jo e shoqnueme me instrument(e), ndërsa randësija ma e madhe bjen tek origjinaliteti i saj. Kanga mund të jetë krejtësisht produkt i vetë interpretuesit për nga teksti dhe kompozimi, ose mund të jetë me kompozitor, autor dhe interpretues të ndryshëm.

Konkurrimi:

– Kanga duhet të jetë produkt i ri.
– Konkurohet vetem me nji kange.
– Afati i pranimit të kangëve për konkurrim asht deri me 10 Prill.
(Kohështrimja mes datave 10 – 25 Prill i len mundësi publikut me përzgjedhë. Mbas kësaj Juria, me kujdes profesional, ka me seleksionue kangën fituese nga 5 kangët tueja të preferueme.)
– Zhanrat e pranueme në ktë konkurs janë të gjitha zhanrat e muzikës moderne bashkëkohore.

Synimi:

Ky aktivitet synon jo vetëm me nxitë punën e artistave drejt profesionalizmit por edhe promovon vlerat dhe talentet shkodrane nëpërmjet muzikës së re.

Përzgjedhja e kangës fituese:

Prej 5 kangëve ma të shikueme/ndigjueme, komentueme dhe të shpërndame nga publiku, (keto kritere do të regjistrohen dhe vëzhgohen vetëm në faqen PerShkodren.com) Juria e maposhtme ka me përzgjedhë “Kangën Fituese”.

Cmimi i kangës fituese:

– Kanga fituese do te ketë privilegjin me u incizue ne studio profesionale dhe ma vone e gjithashtu me u arranxhue nga vetë artisti/muzikanti i mirënjohun, Markelian Kapidani.
Kjo kangë, në variantin e vet përfundimtar  profesional, do të  promovohet në “Top Albania Radio”, “Radio Motiv” dhe “TV Rozafa”.
– Përfaqësuesit e 5 kangëve të përzgjedhuna nga publiku do të nderohen me ftese në Festivalin e Muzikes Moderne (FMM4) që do të zhvillohet në Shkodër gjate datave 12-13-14 Qershor.

Juria

1794657_574097826008254_1751525372_n

Markelian Kapidani

10606358_10204794262401695_136378250892193638_n

Bora Dokle

Rosela

Rosela Gjylbegu

Eugjen Gargjola

Eugjen Gargjola

Arjanit Balca

Arjanit Balca

 

Shpërndajeni kte postim për me informue miqtë tuej artista e muzikanta, si dhe ata dashamirës të muzikës. Për cdo pyetje, mund të komentoni ma poshtë ose të dërgoni nji e-mail në: stafipershkodren@gmail.com.

SUKSESE!!! 

Së shpejti në sfida të reja…
Miqësisht, Stafi PerShkodren

 Posteri ne Shkoder

10523895_10153069188239507_2121942598_nalkordpiace 10966822_10153092618284507_2021596282_n

 

 

 

Spoti Publicitar

 

Voice-over Freskida Miloti
 

 

Mediat

Gazeta Telegraf - 9 Shkurt 2015

Gazeta Telegraf – 9 Shkurt 2015

 

Radio Motiv me Renata Dragushen

1240198_10151566502351637_1034484355_n