Une i njoh shkronjat e gjuhes shqipe! – nga Rinesa Thaqi

Time posted: Friday, January 30th, 2015 4:40 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Familja ime eshte ne Itali tesh 20 vite. Une kam lindur ketu, por asnjehere nuk e harroj vendin ku me kane lindur prinderit e mi, Kosove. Per mos me harrue gjuhen time, shkoj ne shkollen shqipe te mesimit plotesues, ne shoqaten; “Bashkimi Kombetar”, Bassano del Grappa. Ne kete shkolle shkoj bashke me moshataret e mi dhe ketu mesojme historine, gjeografine dhe kulturen shqiptare.

Gjithashtu muziken dhe traditen tone. Me pelqen shume te shkoj ne shkolle, sepse keshtu mundem te komunikoj shqip,e cila ne çdo moment me jep force shpirterore per me u ndi mire kudo. Ne mesojme edhe vallet tona kombetare dhe kur afrohen festat argetohemi duke kujtuar historine tone dhe heronjet e kombit shqiptare.